• |
ide | kryesore

Aksident tek Gjiri i Lalzit

Lajme, Të fundit



Një 23-vjeçar është aksidentuar pasditen e sotme në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit , në Armath.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në vendin e quajtur “Akullorja”, ku shtetasi A.L.,48 vjeç ,duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar këmbësorin  M.Ll, 23 vjeç.  Ky i fundit është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *