• |
ide | kryesore

Daçiç: Samiti i Berlinit do të ketë sukses nëse Prishtina heq taksën ndaj Serbisë

Lajme



Për ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiç, Samiti i Berlinit do të ketë sukses vetëm nëse Prishtina heq taksën ndaj Serbisë.

“Nëse nuk bëhet presion mbi Prishtinën, vështirë se mund të priten përparime spektakolare në lidhje me vazhdimin e dialogut. Duke pasur parasysh pjesëmarrësit e takimit, nuk besoj se do të ketë presion ndaj Prishtinës, mendoj se do të ketë shumë fjalë, por pak rezultate konkrete” – ka thënë Daçiç pak para Samitit.

Ndër të tjera, Daçiç u shpreh se nuk duhet të pritet që samiti i Berlinit të ketë karakter historik për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *