• |
ide | kryesore

Detaje nga vrasja e kushërinjve në Laç, autori i ndoqi me armë nga lokali…

Lajme, Të fundit



Dy autorët e vrasjes së kushërinjve Jushi në Laç janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për Markel Gjonbushin dhe Vincenc Palin (Bushi).

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në një prej lokaleve të njohur si “Piaza”. Gjithçka ka nisur nga një debat në lokal, ndërsa pas tensionimit të situatës, Mikel dhe Jani Jushi janë ndjekur nga pas nga autori.

Dy djemtë e xhaxhallarëve janë përpjekur që të fshihen në një rrugicë, por autori i ka arritur dhe i ka qëlluar disa herë. Gjatë natës janë shoqëruar mbi 10 persona që janë marrë në pyetje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *