• |
ide | kryesore

Milan vazhdon me Gattuso…deri në fund të kampionatit: pastaj lamtumira

Sport



Asnjë ndryshim situate në kampin Muilan, edhe pas humbjes me Torino: Milan ka vendosur të vazhdojë me Rino Gattuso në pankinë, të paktën për katër javët e mbetura të kampionatit, decizive për të ardhmen europiane të klubit në ndjekje të një zone Champions gjithnjë e më të komplikuar. Mungesa e alternativave të vlefshme ka bindur drejtuesit kuqezinj (Leonardo, Maldini, Gazidis) të konfirmojnë teknikun, i destinuar gjithësesi për lamtumirën në fund të sezonit.

Pesë pikë në shtatë ndeshje e një Europë në rrezik. E mbi të gjitha një skuadër që ka humbur dhe që trajneri nuk po e ndihmon dot ta gjejë. Fjalë dorëzimi ato të thëna pas ndeshjes nga Gattuso, që si zakonisht ka marrë gjithë përgjegjësinë e një humbje të rëndë në një moment krize, që më e errët nuk mund të jetë. E pamendueshme dy muaj më parë, kur Milan ishte vetëm katër pikë nga Inter e kun ë vend të parakalimit për vendin e tretë, mori rrugën e krizës, menjëherë pas derbit.

Gojë të mbyllura dhe heshtje totale pas rrëzimit me Torinon e Mazzarri. Ai që foli ishte vetëm tekniku. Asnjë deklaratë nga Leonardo, si ka ndodhur në javët e fundit. Ka patur vetëm një takim drejtues-trajner që zgjati dicka më shumë se një orë, e që solli vendimin (e përkohshëm) për ta vazhduar bashkë deri në fund të kampionatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *