• |
ide | kryesore

Përfundon takimi i Thaçit me Mogherini-n, në fokus raporti me Serbinë

Lajme, Planet



Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbuluar disa detaje nga takimi i zhvilluar së bashku me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli me Përfaqësuesen e Lartë të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini-n. Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Faceboook”, Thaçi  bën me dije se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet rajonale dhe mbi rëndësinë e procesit të integrimit evropian të të gjashta vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Për ne, fqinjët tanë dhe vetë Bashkimin Evropian, një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jetike që të ecim të gjithë përpara së bashku”, shkruan Thaçi.

Ndërkaq, duke hequr paralele me zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për çështjen e emrit, Thaçi shkruan se rivendosja e dialogut dhe normalizimi i marrrëdhënieve dypalëshe me Serbinë, do t’i sillte edhe më shumë paqe e stabilitet rajonit dhe Evropës. “E kemi përkrahjen e Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe tërë botës për ta arritur një marrëveshje paqësore, përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë. Ne jemi të gatshëm të rifillojmë dialogun në Bruksel.”- përmbyll postimin e tij kreu i shtetit të Kosovës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *