• |
ide | kryesore

Samiti në Berlin, Haradinaj bojkoton takimin me Mogherinin

Lajme, Të fundit



Shefja për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini për pak do të presë në takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Behgjet Pacollin. Në këtë takim, në anën tjetër nuk do të shkojë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, që ka bojkotuar Mogherinin, raporton Gazeta Express.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, kanë arritur në objektin e Komisionit Evropian në Berlin ku do të takohen me Shefen e Politikë së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Momentalisht, shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini momentalisht është duke zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim, siç ka mësuar Gazeta Express nuk do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që së fundmi, shkaku i taksës dhe idesë për shkëmbim me territore nuk është pajtuar në deklarata me Mogherinin.

Përfaqësuesit kosovar dhe ata serb do të zhvillojnë takime të ndara me Mogherinin, përderisa pritet që brenda pak minutave Vuçiq të largohet nga ndërtesa në fjalë.



3 Comments

  1. Z.Haradinaj jeni ne rruge te mbare!
    Perbuzi servilet qe kane gati 2 shekuj duke ba leshime,ne kurriz te trojeve shqiptare dhe vete shqiptareve!
    T’U RRIT’T JETA DHE BURRNIA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *