• |
ide | kryesore

Larry King pëson atak kardiak

Paparazzi, Slider



Moderatori i famshëm amerikan Larry King aktualisht gjendet në një spital në LA për shkak se ka pësuar një arrest kardiak. 85-vjeçari i cili numëron një numër të lartë fansash në të gjithë botën, ka pësuar një arrest kardiak, ndërkohë raportohet se aktualisht gjendja e tij është e stabilizuar dhe po mbahet nën kontrollin e mjekëve. Sipas TMZ ai ka pasur sërish një atak në zemër të enjten e kaluar në shtëpinë në Los Angeles mirëpo përfaqësuesit e tij e mohuan. Rikujtojmë se moderatori i njohur ka pasur probleme me zemrën që në vitin 1987, dhe si duket fatmirësisht vijon që t’u mbijetojë sulmeve të papritura shëndetësore. Në këto momente të vështira, thuhet se bashkëshortja e tij Shawn është kujdesur për të gjatë gjithë kohës. Larry King për ata që nuk e dinë, është martuar 8 herë, sigurisht, pa llogaritur këtu lidhjet e shumta që ka pasur…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *