• |
ide | kryesore

Video/ Hedhin kalimtarët në shatërvan: tension e përplasje në Barcelonë, arrestohen 6 tifozë të Liverpool

Sport, Video



Tension i lartë në Barcellona para ndeshjes gjysëmfinale të Champions. Tifozët e Liverpool kanë pushtuar qytetin për ndeshjen e madhe dhe nuk mund të mungonin problemet. Sipas El Mundo Deportivo, gjashtë tifozë anglezë janë arrestuar sepse kanë goditur me shishe policinë, që ka ndërhyrë për të qetësuar atmosferën. Gjithcka ka nisur sepse disa ultràs të Liverppol, me shumë mundësi në gjendje të dehur, kanë sulmuar kalimtarët, duke i hedhur në shatërvanin e Placa Reial.

Në Camp Nou rritet pritshmëria për ndeshjen e parë kundër Liverpool, por nëpër rrugët e qytetit “beteja” ka nisur tashmë, duke vënë në skenë më të shëmtuarën e futbollit. Në Barcelonë forcat e rendit janë munduar të mbajnë nën kontroll ultràsit anglezë, por situata më e tensionuar është regjistruar në afërsi të shatërvanit të Placa Reial, ku tifozë të Liverpool janë kapur me kalimtarët duke i hedhur në ujë, duke postuar gjithcka në rrjetet sociale.

Sjellje që Liverpool ka dënuar menjëherë, duke u vënë në dispozicion për të bashkëpunuar me forcat e rendit për të identifikuar përgjegjësit e episodeve të dhunshme. “Liverpool po bashkëpunon me autoritetet spanjolle për të identifikuar personat e përfshirë në incidente – shkruhet në një komunikatë të klubit -. Sjellje të tilla janë të papranueshme e nuk do të tolerohen”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *