• |
ide | kryesore

Venezuela në kaos, 1 viktimë dhe dhjetra të lënduar nga përleshjet me ushtrinë

Planet



Venezuela ndodhet që prej ditës së djeshme në një situatë mjaft kaotike, ku forcat e armatosura po përleshen me përkrahësit e opozitës në përpjekje për t’i shpërndarë me gaz lotsjellës nga sheshet qendrore të Caracas-it. Nga përplasjet ka mbetur e vrarë një 27-vjeçare, ndërsa dhjetëra protestues të tjerë përkrahës të opozitës, janë plagosur duke marrë lëndime të rënda.

Lideri i opozitës, Juan Guaido, ka bërë thirrje për nisjen e një hetimi përmes të cilit do të identifikoheshin përgjegjësit e vrasjes së 27-vjeçares. Në të njëjtën kohë, Guaido ftoi punonjësit e administratës publike që të bashkohen në një greve urie, për të detyruar presidentin në detyrë, Nikolas Maduro-n, që të japë dorëheqjen.

Në janar të vitit 2019, Guaido u vetëdeklarua president i përkohshëm në një prej protestave anti-qeveritare gati periodike. Njohja e kreut të Asamblesë Kombëtare si president i Venezuelës nga administrata Trump, u pasua nga zyrtarizimi i këtij lideri të ri prej më shumë se 50 shtete, duke përfshirë këtu shumicën e vendeve të Amerikës Latine dhe të Evropës Perëndimore. Ndërkaq, presidenti Maduro gëzon ende mbështjetjen e Rusisë, të Kinës dhe të Kubës.

Në ndjekje të trazirave në Venezuelë mes përkrahësve të liderit të opozitës, Juan Guaido dhe ushtrisë kombëtare, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u shpreh dje në një deklaratë për mediat se në rast nevoje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmarrin një sulm ushtarak, pasi i druhen shpërthimit potencial të një lufte civile.

 

 

 

 

 

 



1 Comment

  1. Kaos me nje viktime???!!!.
    Sala vrau 4 dhe nuk e çau b… fare. Bam bam bam….sikur te ishin pula i vrau.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *