• |
ide | kryesore

Klienti e hodhi nga dritarja/ Prokuroria bllokon pasaportat e 5 vajzave të huaja

Arkiva, Lajme, Të fundit
huaja



Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e pak ditëve më parë kur një vajzë Venezuela përfundoi në tendën e një lokali poshtë ballkonit të banesës ku jetonte me qera me disa shoqe të saj. 22-vjeçarja Darjana Linares u hodh nga dritarja pas debatit me një 39-vjeçar nga Shijaku pas sherrit se kush do të përdorte banjën i pari. Ngjarja zbuloi se në të njëjtën banesë jetonin edhe 4 vajza të tjera të huaja nga Kolumbia, Venezuela dhe Spanja.

Ato tentuan të largohen pas ngjarjes, por policia i ndaloi. Prokuroria e Durrësit ka nisur një procedim penal ndaj vajzave të huaja për ushtrim prostitucioni dhe për përdorim lëndësh narkotike.

Mësohet se 5 vajzat kanë pranuar se kanë ardhur në Shqipëri në fillim të muajit shkurt dhe janë vendosur me qira në një banesë në lagjen nr 2. Ato kanë pohuar se ofronin seks kundrejt pagesës, por nuk kishin një tutor dhe se paratë ua dërgonin familjeve të tyre. Të njëjtat burime thonë se ato përdornin rrjetet sociale për të gjetur klientët ndaj hetimi është thelluar në faqet online ku reklamoheshin vajzat amerikano latine.

Prokuroria e Durrësit u ka bllokuar vajzave edhe pasaportat deri në përfundim të hetimit të çështjes. Durrësi është një nga qytetet që gjatë sezonit veror ka shumë vajza që ushtrojnë prostitucion. Shumë prej tyre punojnë të pavarura. ©LAPSI.al

Klienti shqiptar e hodhi nga kati i dytë/ 22-vjeçarja nga Venezuela



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *