• |
ide | kryesore

KLP mbyll garën, 4 kandidaturat që do të garojnë për kreun e Prokurorisë

Lajme, Të fundit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë e shpalli dje zyrtarisht të mbyllur garën për regjistrimin e kandidaturave për postin e kreut të Prokurorisë së Përgjithshme. Kryeprokurorja Arta Marku, magjistrati Olsian Çelaj, prokurorja Fatjona Memçaj dhe avokati Lulzim Alushajn, do të kalojnë në filtrin e vlerësimit paraprak të Këshillit, për t’iu nënshtruar më pas në përcaktimin e listës përfundimtare që i paraprin nisjes së seancave dëgjimore.


Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi garën për përzgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm më datë 19 mars, bashkëshoqëruar me miratimin e rregullores mbi kriteret që duhet të përmbushin kandidatët. Në një hark kohor prej 45 ditësh, Këshilli do të bëjë  vlerësimin e kandidatëve referuar  kritereve të paracaktuara dhe më pas procedohet me mbajtjen e një seance dëgjimore me secilin prej tyre.


Kushtetuta përcakton se Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e votave, në mesin e tri kandidaturave që KLP-ja i dërgon legjislativit. Nëse parlamenti vonon përtej 30 ditëve miratimin e njërës prej kandidaturave, prokurori i renditur nga Këshilli i pari në listë emërohet automatikisht në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

I pari në radhë që depozitoi pranë KLP-së kandidaturën për Kryeprokuror ka qenë Çelaj, i cili ka shërbyer si prokuror në Prokurorinë e Tiranës që prej vitit 1999. Më tëj, u paraqit kandidatura e prokurores Memçaj, që në cilësinë e prokurores së Apelit në Tiranë, kaloi me sukses një vit më parë procesin e vlerësimit që parashikohet nga vetting-u.

Pas prokurores së Apelit, kandidati që depozitoi emrin në Këshilli, ishte avokati Lulzim Alushaj, i cili gëzon titullin profesional “Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë” të marrë në Itali, ku edhe ka kryer studimet e ciklit master dhe ato doktorale në fushën e shkencave juridike. Avokati aktualisht është i angazhuar aktivisht në seminaret shkencore të disiplinës së drejtësisë.

E fundit që iu bashkua garës ishte Kryeprokurorja Marku, e cila ka mbaruar studimet e larta dhe Magjistraturën në Universitetin e Tiranës. Pas një periudhe 2-vjeçari stazhi në Prokurorinë e Fierit, Marku do të ushtronte për 15 vjet detyrën e prokurores në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Kryeprokurorja ka shërbyer në vijim për afro 7 vjet si drejtuese e Njësisë së Përbashkët Hetimore për Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin në Prokurorinë e Rrethit Shkodër, po ashtu dhe si zv.drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

5 Comments

  1. Nuk e kuptoni qe Arta Marku do te vazhfoje te jet kryeprokurore . Nuk e kuptoni qe Rama dha banda e tije duan te jene te mbrojtur dhe me pas si ne pozit dhe ne opozit.

    1. Kjo do jete nje prove, nqs zgjidhet Arta Marku si kryeprokurore ke te drejte dhe reforma ne drejtesi eshte e anatemuar dhe do ngelet gjithmone me pikepyetje te medha nese eshte e kapur apo jo nga qeveria. Nqs nuk zgjidhet Arta Marku si kryeprokurore atehere duhet te fillojme te mendojme qe vertete eshte ndertuar nje reforme ne drejtesi e paster dhe e pakapur nga pushteti. Mbetet te presim vetem pak jave per te mesuar te verteten

  2. Tartuga e Europes nuk ka bere tu bere ndonjehere shtet. Jemi kthyer ne vitet para 1990 ku mjeleset e lopeve dhe karrocieret beheshin anetare byroje. Aty vetem nje Pinochet ben derman

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu