• |
ide | kryesore

“Autori i vrasjes në Vlorë, sekser i së ëmës”, PD kërkon largimin e anëtares së KLP-së

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëdhënësja e Partisë demokratike, Mirela Karabina në një deklaratë për mediat kërkoi dorëheqjen e anëtares së KLP-së, Nurihan Meta, pasi dje, djali i saj Rei Meta goditi për vdekje 55-vjeçarin, Armando Meshau në Vlorë.

Karabina u shpreh se autori, Rei Meta ishte sekser dhe përdorte emrin e së ëmës, teksa shtoi se anëtarja e KLP-së është pengesë për hetimet.

Deklarata e plote e Karabines

Për shkak të dhunës të ushtruar nga shtetasi Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta, humbi jetën shtetasi Armando Meshau; si dhe faktet e bëra publike nga hetimet paraprake, të cilat dëshmojnë se djali i anëtares së KLP-së vepronte si sekser duke përdorur emrin dhe prestigjin e postit të së ëmës,kërkojnë një hetim të thelluar jo vetëm të krimit të kryer nga Rei Meta, por edhe të këtyre akuzave publike që sot rëndojnë mbi znj. Nurihan Meta.

Prandaj, në respekt të ligjit dhe për shkak të detyrës të lartë që mbulon, Partia Demokratike i bën thirrje Nurihan Meta të japë dorheqjen për t’i hapur rrugën drejtësisë.

Çdo ditë që Nurihan Meta mban detyrën e anëtares së KLP-së, përbën një cënim të rëndë të integritetit të KLP-së, si edhe bëhet pengesë për hetimin dhe zbardhjen e shpejtë dhe të plotë nga ana e prokurorisë, të kësaj ngjarje kriminale.

Prokuroria nuk mund të jetë nën presion për shkak të konfliktit të interesit që rëndon mbi të nga ana e anëtarëvë të KLP-së.

Partia Demokratike mbështet prokurorinë për një hetim të gjithëanshëm të kësaj ngjarje të rëndë në të cilën humbi jetën z. Armando Meshau, dhe në këto orë të trishta, ne shprehim ngushëllimet tona për familjen e të ndjerit.



12 Comments

  1. Me falni, kur thoni “PD” keni parasysh PD-ne e Bardhit, PD-ne e Bashes apo Foltoren?

    Sqarojini keto gjona here tjeter se po na merren mendt sa here thoni PD.

    1. Nuk ka rendesi se cila PD eshte, rendesi ka qe sekserlliku i femijeve te pushtetareve ka marre dhene o Jorgo, po ku merr vesh ti nga keto gjera, ty te japin nje kopjuter dhe buke e pershesh dhe del e shkruan ketu gjera qe i shkojne per shtat mbierit tend o pallkaris

      1. Vella, e vertete qe neve ne bodrum me nje kompjuter Pentium III na kane mbyll, por nga ana tjeter edhe ketej nga bodrumi e dime qe pushteti korruptohet.

        Por qe opozita do korruptohej ne kete fare pike kur ka 10 vite qe nuk sheh driten e pushtetit, kjo eshte per Liber Guiness.

        Dhe e bukra eshte qe kur Birisha e nisi kete pazar e dinte shume mire qe do vinte kjo dite qe kundershtari do ja nxirrte pisllikun ne pah.

        Por as nuk i rruhet kari. Kjo flet shume per Berishen.

        Tashme ai eshte i Yni akoma me shume se me pare.

        ✌️✌️✌️😅😅😅

        1. Ta kam fale Berishen, Bashe dhe te gjithe BQ-te e PD-se, mbajini fort bashke me Ramen, Belen dhe te gjithe BQ-te e kurvat e PS-se. Se ky popull ka Pallakaris si puna jote eshte aty ku eshte

          1. E drejte ajo qe thua ti, por edhe e anasjellta. Pra ky popull eshte nje Palle Kari qe prodhon Palla Kari.

            Nqs. s’e ke kuptu ende kete, po lodhesh kot.

            Eshte nje cik si puna e… e beri veza pulen apo pula vezen?!

            Tani cfare do ti Sillo?! Te nderrojme pupulin? He Sillo? Po populli eshte trim e i beses o Sillo. I pamposhtur, brez pas brezi.

            Eh, Sillo, Sillo…

  2. Po me sekserin e babait çdo të bëhet!? Se ky i mamasë një vrau por ai i babit vrau 26 dhe plagosi dhjetëra të tjerë .
    Piçkë të mizës si tallen me këtë milet!!!!!

    1. Këta duhen nxjerrë të gjithë si familje e farefis me shqelma bythëve jashtë çdo pune në shtet, si dhe ti kontrollohet çdo pasuri të dukshme e të fshehtë. Sa më lart në organet e padrejtësisë së re, aq më shumë pisllëk e korrupsion, deri tek maja e mullarit të mutit në Surrel.

  3. Pd e ramës deklarate! Çudi

    Ku e ka hallin rama?

    Te dalë jorgo të thotë që sa pd janë apo e hengri merimani nurimani, mani mani etj?

    Klp horrash të ramës

  4. Djali qe ka kryer kete akt te rende te pergjigjet para ligjit. Nuk me duket e logjikeshme qe familja e djalit te persekutohet politikisht. Tingellon si gjykim kanunor!

    1. Këta duhen nxjerrë të gjithë si familje e farefis me shqelma bythëve jashtë çdo pune në shtet, si dhe ti kontrollohet çdo pasuri të dukshme e të fshehtë. Sa më lart në organet e padrejtësisë së re, aq më shumë pisllëk e korrupsion, deri tek maja e mullarit të mutit në Surrel.

  5. “Gjithçka ka një fund, ka një mbyllje, çdo cikël. Sado i gjatë të jetë cikli i Berishës, ka një fund, ka një mbyllje përfundimisht. Cikli politik i Berishës është mbyllur që prej 2 vjetësh. Sigurisht, është një njeri i dëbuar prej bankave politike, si në vend edhe jashtë. Por është një fuqi shumë e madhe e së keqes, Berisha është fuqi e së keqes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *