• |
ide | kryesore

Veliaj: Garën e kemi me veten, do të luftojmë për 61 Bashki

Lajme, Të fundit



Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shprehur se në zgjedhjet e 30 qershorit qeveria do ta ketë garën me veten, duke synuar  fitimin e 61 mandate në Këshillin Bashkiak. Sipas tij, është punë e opozitës nëse dëshiron të futet ose jo në zgjedhje, qeveria nuk e ka problem këtë pjesë.

“Nëse opozita vazhdon  të refuzojë të marrin pjesë apo të sjellë një alternativë për Tiranën përveçse të bllokojë projektet, ky është vendimi i tyre. Unë e kam thënë gjithmonë. Ne garën e kemi me veten tonë.  Çdo vit duhet të jemi më mirë se viti që ishim dhe në mandatin tjetër do të duhet të jemi më mirë se sa mandatin që lamë pas. Në mandatin e ardhshëm jam i bindur do të bëjmë punë akoma më të mira dhe do të mirëpresim në këtë këshill bashkiak edhe pothuajse po aq anëtarë të rinj që besojmë do t’i bëjnë nder këtij qyteti dhe punës që është nisur këtu. Siç e thashë ne do të luftojmë për çdo mandat për të 61 mandatet. Nuk ka rëndësi futen ata ose futen parti të tjera të vogla, për ne marrja seriozisht e fushatës është fillimisht respekt ndaj votuesve”, deklaroi Veliaj.

 



15 Comments

  1. Po dihet se kur mungon kundershtari e merr aforfe 3 me 0.
    Megjitheate provoje nje heredhe do shohesh sa do te djege suma.
    Ti fol vetem per ate qe do garosh ti o debil. Ralort pune- vjedhje tek ti eshte 50 me 50. Taksat 5 here me te larta. Haram vota per ty.

  2. Mu me dalin 67….
    Se eshte dhe Bashkia e Bllokut, e Parkut, e Bulevardit te Ri, Bashkia e Kullave, Bashkia e Pemeve, dhe Bashkia e Medias se Lire!
    Fitojini te gjitha, he xhan, te ka aneja sipatrembur

  3. Hipokrit si perhere
    Dredharak i pa pare
    Duke rrejt der m’dere
    Me edrrenen je n’gare!

    Trute jashte popullit ja nxoret
    Me mashtrime e genjeshtra,
    Lehte do t’na i nxirrni edhe zorret
    Se fatkeqsisht kena linde pa eshtra!

  4. Këta , sikur kanë ngrënë trutë e gomarit të ngordhur të gjithë sëbashku , sepse ndryshe, nuk mund të shprëhēsh ide të tilla në një sistem, edhe formalisht demokratik. Turpi i shekullit të ndertosh demokraci me metoda diktatoriale. Ide si kjo me fitore 100% ose 99.99% etj. janë çmendurira të kohës së Tarrasit. Hajde të hyjmë në Evropë me këto delire në shekullin tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *