• |
ide | kryesore

Video/ Partizani dominon në Vlorë, Tirana sheh shpëtimin në shtesë: Europa mbetet në të njëjtat pozita

F1, Sport, Video



Një javë që pritej të ishte shumë e rëndësishme dhe në fakt ashtu ndodhi, por si në në ëndrrat më të bukura të Tiranës, gjithçka ndodhi në kohën shtesë, me minutën e 91′ që solli fitoren e bardhebluve në “Selman Stërmasi” kundër Skënderbeut dhe të 92′, dhjetëra kilometra më larg, që barazoi ndeshjen në Laç, duke dënuar ndoshta përfundimisht Kastriotin.

LACI-KASTRIOTI 1-1
Pikërisht në këto dy sfida ishin ethet edhe më të mëdha, e ku askush nuk mund të gabonte sidomos Kastrioti i Devollit, në një transfertë në Laç, shumë impenjative, me bardhezinjtë që kishin nevojë për pikët e Europës. Një ndeshje e bllokuar ku kujdesi për të mos pësuar ishte prioritar, por me Kastriotin që kurajoz e shtyu ndeshjen përpara, me intensitetin e mesfushës dhe veprimet individuale të Markut. Sulmuesi madje u duk se e zgjidhi ndeshjen në minutën e 82, duke ndëshkuar Selmanin dhe duke e para veten në atë minutë -2 nga Tirana, që shkon në derbi javën e ardhshme. Por situata u përmbys në kohën shtesë, kur lajmi për avantazhin e bardhebluve në kryeqytet kundër Skënderbeut i goditi rëndë krutanët, që pësuan edhe vetë golin e barazimit nga Lushkja në të 92. Tani situata ndryshoi, sepse Tirana kaloi 5 pikë përpara, katër javë nga fundi.

TIRANA- SKËNDERBEU 1-0

Britma e çlirimit e Tiranës erdhi në minutën e 91, në një ndeshje ku tensioni nuk i la bardheblutë të shpreheshin në mënyrën më të mirë, por edhe përballë nuk është se gjetën një kundërshtar të lehtë. E megjithatë, në të parën shtesë një shkodran, nderoi Tiranën me një gol të rëndë që ka shijë shpëtimi. Hasani mposhti prapavijën korcare në minutën e 91, duke e ngjitur skuadrën tani në kuotën e 40 pikëve, 5 përpara Kastriotit, e në të njëjtën kuotë pikësh me Luftëtarin, që nuk shkoi dot më shumë se barazimi pa gola në Durrës përballë Teutës.

TEUTA – LUFTËTARI 0-0
Brazimi i tretë radhazi për gjirokastriët, pas atyre dy me Tiranën, mes kampionatit e Kupës së Shqipërisë, vetëm se këtë herë ishte si një ndeshje llogarish, për të mos i prishur punë askujt. Me lajmet që vinin nga fushat e tjera, ishte e arsyeshme që Luftëtari të mos rrrezikonte në aventurë, e të njëjtën gjë bëri edhe Teuta e Shkëmbit, që preferoi të mbante pikën që e bashkoi me 48 pikë në vendin e tretë me Flamurtarin. Në anën tjetër, Ahmataj do të kishte firmosur për këtë rezultat, edhe pse tani është në kuotë të barabartë pikërsh me Tiranën (40), por mbajti distant edhe një tjetër javë Kastriotin, distanca me të cilin është pesë pikë, kur kanë mbetur 12 në lojë. Për Europën në këtë pikë nuk ndryshoi asgjë dhe humbja e Flamurtarit afroi vetëm durrësakët me ta, ndërsa Laci me 46 arriti Skënderbeun, duke krijuar një katërshe skuadrash në distancë të dy pikëve, e që luajnë për zonën Europiane të renditjes.

FLAMURTARI-PARTIZANI 0-3
Inatet në futboll edhe ekzistojnë, por më tepër ishte në shkallët e stadiumit, lidhur me incidentin e fazës së tretë, sepse Flamurtari që zbriti në fushë në Vlorë kundër kryesuesve të Partizanit, nuk ngjante aspak me skuadrën e dy javëve më parë. Të detyruar të fitonin, duke qenë se Kukësi kishte marrë tre pikët e tavolinës me Kamzën, të kuqtë nuk ngurruan të kishin marshin e duhur, edhe pa Skënder Gegën në pankinë dhe Bruno Telushin në qendër të mesit të fushës. Asani hapi llogaritë në të 27, rezultat që dorëzoi pa kushte kuqezinjtë e Ilir Dajës, ndërsa Mensah vendosi në siguri rezultatin me golin e dytë, 7 minuta pas rifillimit, përpara se Cinari të kompletonte trisin e kuq, që e rikthen Partizanin 10 pikë nga Kukësi, e si për ta bërë më intriguese situatën, e shpall kampion në derbi javën e ardhshme, nëse mundin Tiranën.

JAVA E 32 E SUPERIORES

Teuta – Luftetari 0-0
Tirana – Skenderbeu 1-0
Flamurtari – Partizani 0-3
Laçi – Kastrioti 1-1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *