• |
ide | kryesore

Itali/ Shqiptarri kapet me 1 milion euro drogë në makinë

Lajme, Planet



Dy transportues droge, një shqiptar dhe një italian janë arrestuar për veprën penale të trafikut të drogës.

Sipas mediave italiane, autoritetet gjetën një sasi droge prej 100 kg, sasi të cilën dy të arrestuarit e kishin futur në makinën e  tyre.

“La Stampa” shkruan se sapo pikasën policinë, italiani dhe shqiptari tentuan të largoheshin me shpejtësi, por policia vijoi aksionin dhe më pas i prangosi ata përballë shtëpisë ku jetonte 38-vjeçari nga Shqipëria.

Pakot me lëndë narkotike u gjetën në sediljet e pasme të makinës. Nga të dhënat e para thuhet se nëse sasia e lëndës narkotike do shitej në treg me pakicë, ajo do kapte vlerën e 1 mln eurove.

Pas arrestimit, policia italiane filloi kontrollet në bodrumin e shtëpisë ku jetonte shqiptari dhe prej aty u konfiskuan materiale, të cilat shërbenin për paketimin e lëndëve narkotike. Mediat italiane shkruajnë se origjina e drogës dyshohet të jetë jugu i Italisë ose Spanja.

Ndërkohë hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë si bashkëpunëtorë të shqiptarit dhe italianit, të cilët tashmë do të gjykohen për veprën penale të trafikut të drogës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *