• |
ide | kryesore

Vrasja e kushërinjve në Laç, gjykata lë në burg autorët

Lajme, Të fundit



Gjykata ka lënë në burg vrasësit e dy kushurinjëve në Laç. Markel, Manuel e Vinçens Bushi janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat. Ata akuzohet se kanë vrarë dy kushurinjtë Arjan dhe Kelvin Jushi, pas një debati për fotot e publikuar në “Facebook”. Tre autorët e dyshuar të ngjarjes ishin të njohur me njëri-tjetrin dhe mes tyre ka nisur fillimisht me shaka një debat për foton që ish-futbollisti, Kelvin Jushi, publikonte në profilin e tij në rrjetet sociale.

Fjalë pas fjale, debati mes dy grupeve është acaruar, duke bërë që të dalin jashtë për t’u sqaruar. Por, situata është përshkallëzuar më tej, duke bërë që palët të përleshen fizikisht. Më tej, një prej vëllezërve Bushi ka nxjerrë një armë tip pistoletë.

Dy të rinjtë, Kelvin dhe Erion Jushi, pasi kanë parë armën, kanë tentuar që të largohen, por janë ndjekur nga pas nga 24-vjeçari Markel Bushi, i cili i ka qëlluar në hyrjen e një pallati. Vetë autori i dyshuar i ngjarjes ka deklaruar në Polici se ka qëlluar në gjaknxehtësi e sipër në drejtim të ish-futbollistit, ndërkohë që 36-vjeçari Jushi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *