• |
ide | kryesore

“Nuk ke b..e”: Tifozët e Genoa i sulen Criscito, që përgjigjet “na çatë tr…n”

Sport, Video



Edhe një gjest altruizmi mund të kthehet në boomerang. Kështu i ka ndodhur futbollistit të Genoa Criscito, që është vënë në qendër të sulmeve të tifozëve, se i lejoi Sanabria të godiste penalltinë në kohën shtesë kundër Roma, penallti që më pas u gabua nga paraguajani. Kapiteni i Genoa nuk ka duruar më, por ka reaguar në Instagram me forcë.

“Po dëgjoj nga të gjitha llojet” ka shkruar mbrojtësi kuqeblu. “Gjithnjë jeni gati për polemika. Nuk ke b..e, nuk ke kurajo, etj. Kur unë e Sanabria kemi qenë në fushë të dy, ka qenë gjithnjë ai që ka goditur penalltitë kështu që mjaft bëtë polemika mbi cdo gjë. Penalltitë humben e nëse është mundësia për të lënë Sanabria të godasë përsëri, do ta bëj. Jam i kënaqur me prezantimin e skuadrës. Mjaft me polemika, na çatë tr…n”.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/kp/Kpvv.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *