• |
ide | kryesore

Kundër Luftëtarit, stadiumi bosh: bardheblutë nuk kanë ndërmend të paguajnë 10 milionë lekë për tifozët

Sport



Diferenca prej 5 pikësh nga zona e rënies nga Kategoria, katër javë nga fundi kanë sjellë një lloj qetësie në kampin e bardhbluve, aq sa duket se derbi i fundjavës nuk i fut drithërimat bardhebluve, gjë që në fakt ndoshta duhet ta bënte. Duhet ta bënte, sepse në mesjavë Tirana luan 90 minuta, ose më shumë, betejë kundër Luftëtarit në gjysëmfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë e në këtë pikë, në derbin me Partizanin lodhja edhe mund të ndihet, e ngarkesa psikologjike gjithashtu, sidomos në rast të ndonjë eleminimi.

Por tek Tirana kanë shumë besim sic duket, sepse të vetmen gjë që është në duart e tyre, shlyerjen e dënimit të fushës përmes pagesës, janë të tentuar të mos e bëjnë. Në fakt në një balancë të thjeshtë, 5 milionë lekë për ndeshje, që në total vlejnë 10, për ta parë Selman Stërmasin me tifozë kundër gjirokastritëve, është shifër e konsiderueshme, si në fund të sezonit, por në anën tjetër qendron rëndësia e ndeshjes së kthimit, me paqartësinë e 0-0 të ndeshjes së parë në transfertë. Kështu, kur sezoni mund të vendoset në mënyrë pozitive, me një kalim në finalen e Kupës së Shqipërisë, bardheblutë duket se po e cojnë drejt një JO definitive dilemën për të bërë pagesën e për të shlyer gjysëmën e mbetur të dënimit.

Kështu, heshtja për shtyp e bardhebluve do të pasohet nga heshtja e stadiumit, në një ndeshje që mund të jetë celësi për Tiranën, e që mund ta cojë në derbi me një moral në qiell, në rast fitore….sepse në të kundërt gjithcka komplikohet, edhe mbijetesa. E në fund do të bëhet pashmangshmërisht pyetja: A vlente kjo më shumë se 10 milionë lekë?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *