• |
ide | kryesore

Bakayoko e nxjerr Gattuso gënjeshtar: “Kurrë nuk kam refuzuar të futem në fushë”

Sport



Milan kthehet te fitorja dhe vijon të shpresojë në kualifikimin e Champions League të ardhshme, por në shtëpinë kuqezi klima nuk është aspak e qetë, gjë që e tregon edhe sherri i bujshëm në stol mes Gattuso dhe Bakayoko. Pas ndeshjes me Bolonjën, trajneri i kuqezinjve ka lënë të kuptohet se do ta zgjidhin çështjen privatisht, por pak minuta pas vërshëllimës finale të ndeshjes është vetë mesfushori që ka shpjeguar atë që ka ndodhur me një postim të gjatë në Twitter: “Nuk pranoj të konsiderohem një lojtar që refuzon të hyjë në fushë kur ia kërkon trajneri”

“U bënë javë që flitet për mua në media – thekson Bakayoko – por unë kam vendosur të mos them asgjë dhe të vazhdoj të punoj. Nga ana tjetër, ajo që ndodhi këtë mbrëmje dhe interpretimi i atij që po kërkon ti japë tjetër pamje situatës, më detyron të përgjigjem shpejt sepse unë nuk pranoj të konsiderohem një lojtar që refuzon të hyjë në fushë kur ia kërkon trajneri dhe që nuk respekton rolin e tij në klub dhe shokët e tij të skuadrës. Duke nisur nga stoli – vijon lojtari – isha gati të jepja 200% edhe sikur të kisha luajtur vetëm 5 minuta. Kur Lucas u dëmtua m’u tha të të bëhesha gati për ndërrimin. Dhe kështu veprova, u përgatita menjëherë dhe bëra nxehmjen për 2/3 minuta maksimumi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *