• |
ide | kryesore

FMN ngre alarmin: Ndal zaptimit të tokave të bregdetit nga klientët e Ramës

Kryesore



Misioni i FMN-së në Shqipëri ka ngritur alarmin lidhur me një pojektligj që po përgatit Edi Rama dhe që e shndërron kryeministrin në pronain real të të gjithë trojeve të bregdetit dhe pasurive të tjera kombëtare. Drafti që gjendet tashmë në kuvend (lexoje të plotë këtu), titulluar “Për korporatën e investimeve shqiptare” synon të mbledhë nën ombrellën e saj të gjitha pasuritë publike që më pas kryeministri mund t’ua shpërndajë klientëve të vet duke hyrë me ta në një lloj marrëdhënieje ku ndërthuren kapitalet shtetërore dhe ato të biznesit privat.

Nën arsyetimin se “ky institucion i ri do t’i lejojë Qeverisë të tërheqë investime më të mëdha, më të rëndësishme dhe strategjike”, Rama po mundohet të krijojë një tjetër skemë si ajo e koncesioneve apo PPP-ve që tashmë janë fshikulluar ashpër nga FMN-ja. Edhe këtë herë në Tiranë përfaqësuesit e Fondit vunë në dukje rrezikun që këto kanë për buxhetin e shtetit dhe i bënë thirrje qeverisë të ndërpresë menjëherë propozimet e pakërkuara.

Por kush ka oreks e gjen gjithnjë një rrugë.

Ndaj dhe FMN ka paralajmëruar ndaj rrezikut të kësaj nisme të re të qeverisë. “…këshillojmë fuqimisht autoritetet të rishikojnë propozimet e fundit për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH), për të shmangur risqet ndaj buxhetit dhe ndaj integritetit të kuadrit të administrimit të investimeve publike”, thanë me anë të një deklarate misionarët e fondit në Tiranë. Pasi vë në dukje atë që e kanë thënë edhe opozita dhe kritikët ekonomikë të qeverisë, pra mundësinë për marrjen e vendimeve të pakontrolluara dhe personale, FMN nënvizon se “Korporata…” mund të shndërrohej “në një instrument shpenzues të mbajtur jashtë buxhetit, çka rrezikon ta ulë disiplinën fiskale dhe t’i anashkalojë proceset e administrimit të investimeve publike”.

Skandali/ Gati projektligji që e bën Ramën pronar të tokave në bregdet

Dhe pika më e fortë e vërejtjeve të dërgatës të Fondit Monetar Ndërkombëtar është denoncimi i një tentative që është bërë rrugë në periudhën e Rilindjes: dhurimit të pasurive kombëtare pa garë dhe pa konkurrencë. Aty theksohet se ky process nuk mund të bëhet duke anashkaluar ligjin “Për prokurimin publik”.

Pra në thelb goditet qëllimi i vërtetë i Edi Ramës, për të falur tokat e bregdetit dhe pasuritë e mbetura të vendit sipas kapriçove të një njeriu.

©Lapsi.al

 

Çfarë thotë fjalë për fjalë FMN

Këshillojmë fuqimisht autoritetet të rishikojnë propozimet e fundit për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH), për të shmangur risqet ndaj buxhetit dhe ndaj integritetit të kuadrit të administrimit të investimeve publike. Ky projektligj do t’i jepte mundësi qeverisë të udhëzonte vendime individuale për investime, të cilat mund ta shndërronin KISH-në në një instrument shpenzues të mbajtur jashtë buxhetit, çka rrezikon ta ulë disiplinën fiskale dhe t’i anashkalojë proceset e administrimit të investimeve publike. Përkundrazi, ky kuadër do të duhej të siguronte që KISH të ushtronte aktivitet në baza komerciale dhe si një subjekt i  palidhur me qeverinë. Ligji duhet të afirmojë pavarësinë e KISH-së në vendimet operative dhe në përzgjedhjen e projekteve individuale të investimeve. KISH duhet gjithashtu të jetë objekt i Ligjit “Për prokurimin publik

PD: FMN njësoj si opozita, pushteti ekonomik në duart e Ramës



16 Comments

  1. Epo Partia ua ka treguar gjithnje vendin ketire kelisheve imperialiste!
    Udheheqesi inë sipatrembur Rama nuk piet per di-tre zirtarë!
    Ata na kane ne grikë te pushkes, ne i kemi ne grikë te topit!
    T’rroje Partia me shoket Rama e Fuga ne krie!

    1. Dhe tradhëtarët e realizmit socialist skipetar qe nuk gjunjëzohen para krietarit do ikin per lësh qëni.

    2. Tek paragrafi ‘ …. fjale per fjale FMNja’ …. lexuat ju ndonje fjale per TOKAT NE BREGDET sic e thote ne titull Shkurdhaku ????

      O njerez lexojeni dhe nje here ate qe thote FMNja se ky shkurdhaku e deformon si i do qefi.

  2. Ekspertize shatra-patra. Nuk menaxhohen pronat publike ne baze te ligjit per prokurimet publike o FMN-ja. Eshte ligji per ankandet, e ligje te tjera. Ndersa lidhur me blerjet qe do beje koorporata si SH.A zbatohet automatikisht ligji per prokurimet publike sepse mazhoranca e aksioneve eshte e shtetit dhe nuk ka nevoje ta thot ligji i posacem . Shikojeni djallin tek centralizimi, zhberja e autonomise vendore. Sigurisht qe qellimi i rilindjes eshte gjithmone vjedhja, por ne kete rast nuk e ben duke shkel ligjin sic thoni ju ,por duke shkel me te dyja kembet dhe duke i bere shurren siper kushtetutes.

    1. Sakte, por nuk eshte vetem zhberja e autonomise vendore, por papergjegjshmeria dhe paprekshmeria qe ofron ky ent ne fiskalitetin e shtetit, me sakte ne rritjen e borxhit publik (neni5.p4). Nga larg duket sikur kryeministri esht frymzuar nga neoliberalizmi, por e verteta eshte se ky kusar merr keshillla nga mashtruesa me PhD duke e cuar vjedhjet e PPP ne nivel tjeter.

    2. Mendon se eshte respektuar ndonjehere kushtetuta ne kete vend ? Demokracite e konsoliduara nuk besojne kurre tek individi por tek ligji dhe zbatueshmeria e tij . Pushteti te korrupton gjithnje e me shume , pastaj ne nje vend si i yni ku nuk ka dhe drejtesi atehere pushtetarin e kthen ne sundues te mirefillt . Aq me keq behen gjerat kur pastaj zgjedhjet jane te manipulueshme dhe te blereshme . Jo me kot tek debati i para ca diteve une kerkoja te zezen mbi te bardhe nga ana e z.Basha sepse siç thone italianet “karta canta” . Problemi i te djathtes sot eshte si ta mposhte Ramen kur ky i ka te gjitha , parane pushtetin dhe gjyqesorin ? Kush me jep mua garanci se kur te vishe ti ne pushtet nuk do beshe te njejten gje ? Dhe e gjitha kjo fillon tek vota . Vetem rregullimet ligjore e zgjidhin kete problem .

  3. Me nje kryeminister pervers-narcisik dhe me 90 % te popullit te prekur nga sindromi i Stokholmit, mjere 10 %-shi tjeter; O te mbylle syte, o te mbylle mendjen. Rruge tjeter (perveç arratise), nuk ka.

  4. Ju shpellare kerkoni te behet sikur presidenti salih ja dhuroje pronat sindikates panvarur te gezim kalase dhe ky ja shiti balilit te salihut kampin e pushimit sarande,si me kete rast beri salihu me te gjithe pronat e puntoreve

    1. DETYREN E KREVE , TANI IK SHKO MERR RROGEN TEK PALLOSHI I ANETES .
      SALIUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU O KURVA MAVI

  5. Kjo eshte vjedhje e ligjeruar. E pa imagjinueshme qe do mund te ndodhte nje gje e tille. njeriu i kryeministrit do kete te drejte te pervetesoje cdo prone dhe me vdo mjet financiar. Mjere Shqiperia se shqiptaret kane marre fund.

  6. Shikojeni se si e shikon Ministrja e Edvin Kurves ?!?!!?!?!?As prostituta nuk provokon ashtu…….!?Valla te rilindja eshte semundje e rende !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *