• |
ide | kryesore

Kupa e Shqipërisë: Tirana do finalen, Mema ka tre mungesa dhe një qartësi…

Sport



Në katër javët e mbetura Tirana luan gjithë sezonin: mbijetësën në kampionat e Europën me Kupën e Shqipërisë. E pikërisht në gjysëmfinalen e kthimit me Luftëtarin, bardheblutë do të marrin përgjigjen e parë, që shpresojnë të jetë positive, për të shkuar më pas në derbi me moralin në majë. 0-0 e vajtjes është e komplikuar, duke qenë se lë të hapur gjithë skenarët, ndaj dhe tekniku Ardian Mema po mendon ti japë vazhdimësisë prioritet.

Tre ndeshjet e fundit, mes kampionatit e Kupës kanë sjellën vetëm një gol të pësuar, edhe ai për shkak të një gabimi individual. Kështu që Mema është i tentuar të ruajë 4-2-3-1, që në fazën offensive kthehet në një 4-3-3 ku i sigurtë i vetëm në linjën e sulmit është Micheal Ngo’o. Anglezi do të udhëheqë bardheblutë në kërkim të një fitore që do të vlente finale, ndërsa për krahët Greca, Younus dhe Doka sfidohen për dy vende në dispozicion.

Mema duhet të bëjë pa tre lojtarë të dëmtuar. Kërciku në fakt është stërvitur individualisht, por është larg formës për të qenë në fushë, ndërsa kapiteni Karabeci e ka mbyllur sezonin, duke qenë se duhen katër javë për të rikuperuar: në vend të tij duhet të zbresë në fushë Kobina. Jashtë formacionit ka përfunduar edhe Odumadi, gjithashtu i dëmtuar, ndërsa në të djathtë të mbrojtjes Mema është i tentuar ti besojë përsëri Dajës, që kundër Skënderbeut bëri më shumë se mirë.

Ka optimizëm tek Tirana dhe kjo është shumë e rëndësishme në katër ditë kur luhet kualifikimi në finalen e Kupës dhe derbi kryeqytetas…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *