• |
ide | kryesore

Kupa e Shqipërisë: Katër skuadra për një finale…

F1, Sport



90 minuta apo më shumë për të nxjerrë dy finalistët e Kupës së Shqipërisë, në kohën kur një motiv apo një tjetër nuk favorizojnë askënd, e ndër ata që mund të krenohen se kanë fituar raundin e parë është vetëm Kukësi. Pikërisht Blutë kanë ambicjen kryesore në Kupën e Shqipërisë, si trofeu që do ti jepte prestigj sezonit, të shkuar jo sipas parashikimeve. Gjoka ëndërron ti japë trofeun e dytë në vititn e dytë të drejtimit Kukësit, edhe pse jo radhazi, por duhet të mbrojë një fitore 2-1 në Korçë, gjë që nuk duket aspak e lehtë.

Blutë kanë preferuar grumbullim 24 orësh përpara ndeshjes, ndërsa nuk kanë problem formacioni. Në të njëjtën situatë, me asnjë dëmtim apo skualifikim, janë edhe bardhekuqtë e Shehit. Skënderbeu duhet të shënojnë vetëm një gol, nuk duket e pamundur, por ndërkohë duhet të ndalojë dy si Reginaldo e Shkurtaj të shënojnë e kjo nuk është e lehtë.

Gjithcka e hapur në Selman stërmasi, mes dy skuadrave që në dy përballjet e fundit janë ndarë në barazim. Por nëse në kampionat barazimi ishte me gola, ajo e vajtjes në Kupë ishte 0-0, duke e bërë krejtësisht të paparashikueshme ndeshjen. Bardheblutë luajnë vërtetë në shtëpi, por nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve në stadium, ndaj dhe favori zbehet ndjeshëm, madje edhe më shumë nëse mendon se me një gol të ofensivës së Ahmatajt, kryeqytetasit duhet të shënojnë dy. Është interesante në fakt të shohësh një përballje të rëndësishme drejt një finale që hap dyert Europës, të dy skuadrave që vuajnë ethet e mbijetesës, e ku ende nuk kanë asnjë siguri…

Gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë

Tirana – Luftëtari (0-0)
Skënderbeu – Kukësi (1-2)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *