• |
ide | kryesore

Djali i Carla Brunit i bashkohet idesë së Frexit

Planet



Franca duhet të largohet nga Bashkimi Europian, është qëndrimi politik i Aurélien Enthoven, i biri i Carla Bruni-Sarkozy, djali nga ish-partneri i saj, filozofi francez Raphael Enthoven, i cili përkrah në mënyrë të hapur UPR-në, partinë e Francois Asselineau në përpjekje për realizimin e Frexit.

Intervistuar nga “Le Parisien”, i riu që mbush 18 vjeç në qershor thekson se iu bashkua partisë së vogël sovrane në tetor 2017.

Pas zgjedhjeve presidenciale të 2017, ai thotë se është më se i vetëdijshëm se programet e kandidatëve janë “të pazbatueshme në kuadrin e traktateve europiane”.

“Kam pasur një imazh të keq për UPR-së, atë të një partie jokonspiracioniste, por pastaj arrita në konkluzion se ndoshta Francois Asselineau kishte të drejtë dhe po bëhesha gjithnjë e më shumë euroskeptik.”, shtoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *