• |
ide | kryesore

Douglas Costa i kushton Juventus gati si Ronaldo: klubi e nxjerr në shitje…

Sport



Douglas Costa vitin e ardhshëm do të luajë për një klub të ri. Pas dy sezonesh, 72 ndeshje dhe shtatë gola, braziliani është i destinuar ta lërë Juventusin, pavarësisht se kush do të jetë trajneri i bardhezinjve sezonin e ardhshëm. Kontrata, e cila skadon më 2022, nuk do të respektohet, idea e bardhezinjve është ajo për ta shitur me ofertën më të mirë, por deri tani bëhet fjalë më tepër për supozime, se bisedime të realizueshme. Douglas Costa i kushtoi Juventus në verën e 2017-ës 46 milion euro, kur u transferua nga Bayern Mynich (mes huazimit dhe blerjes), ndërsa tani kampionët e Italisë kërkojnë të marrin nga braziliani 60 milion euro, një shifër që respekton vlerën e lojtarit, por stonon me sezonin e tij të fundit, në të cilën ka qenë një fantazëm.

SA KUSHTON! – Për shkak të dëmtimeve, skualifikimeve dhe “incidenteve” (ajo me makinë në fillim të shkurtit) ëingeri ka luajtur 696 minuta duke marrë të gjitha kompeticionet në total, me vetëm një gol si lojtar aktiv, më 21 janar ndaj Chievo. Shumë pak nëse marrim në konsideratë se sa fiton, 6 milion në sezon. Në llogaritë e shoqërisë, ish-lojtari i Bayern Mynich ka arkëtuar më shumë se sa 8500 euro në minutë (ka luajtur 618), nëse marrim në konsideratë vetëm kampionatin, shifra i afrohet 10.000 eurove. Në fushë, sikurse ka shkruar në Instagram, “ka qenë sezoni më i vështirë i jetës së tij”, në bankë gjërat kanë shkuar mirë. Natyrisht, jo për Juven, që është gati të dëgjojë ofertat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *