• |
ide | kryesore

Kryenin kontrabandë duke u hequr si tregtarë pakice, dy persona në pranga dhe një tjetër në kërkim

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetasit me iniciale N.P., 50 vjeç dhe P.S., 49 vjeç, nën akuzën e kryerjes në bashkëpunim të veprimtarisë së paligjshme të kontrabandës së mallrave për të cilët paguhet akcizë. Të ndaluarit duke u hequr si tregtar pakice, pa pasur numër unik të identifikimit (NIPT) dhe pa qenë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), kanë arritur të fusin në Shqipëri një sasi të konsiderueshme mallrash kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale, forcat policore kanë sekuestruar  1.4 40 pije freskuese, 12.000 pako me çamçakëza, 77.000 kuti, 750 paketa cigaresh, 64 pako duhan i grirë, një automjet dhe tri aparate celularë. Në kuadër të operacioni të koduar“Kamuflimi”, është shpallur në kërkim edhe shtetasi S.B., që dyshohet si i përfshirë në veprimtarinë kriminale.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme mbi veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë Industriale”, “Fshehja të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *