• |
ide | kryesore

Mediat greke në panik: Samiti i Brdo-Brijnoit synonte “Shqipërinë e Madhe”

Lajme, Planet



Gazeta greke e formatit elektronik, “Tribune.gr”, i ka kushtuar një shkrim Samitit të Brdo-Brijonit, i cili i zhvilloi punimet ditën e djeshme në Tiranë, ku me ftesën e presidentit të Republikës, Ilir Metës, u mblodhën e liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas medias greke, Samiti kishte për synim të bënte realitet projektin për bashkimin kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës përmes krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.

Në shkrim citohen pjesë nga deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili në intervistat e dhëna për mediat serbe, u shpreh se sipas tij gjatë bisedimeve të Samitit, janë prekur çështje që mund të shkaktojnë destabilizimin e rajonit. “Duhet të theksohet se që nga viti 2017, pozicioni grek është i qartë: Kushdo që tenton të ndryshojë kufijtë në Ballkan, do të përballet me forcën greke.”- nënvizohet nga “Tribune.gr”.

Të pranishëm në takimin e djeshëm ishin edhe liderët e rangut presidencial të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa, të ftuar nderi ishin presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Përbashkët, Federica Mogherini. Përmes një tryeze dialogu mes krerëve të rajonit, u kërkua të përcillej mesazhi i aspiratës së përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian.

Në mbyllje të Samitit, u bashkëmiratua një dokument me konkluzionet e takimit.



2 Comments

  1. Greket jan terbuar per shqipria e madhe dune apo Sudan greket harrhova neser greket neser perkujtoin 6 muain e vdekjes te terrorristit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *