• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Rama nuk i ndalon dot qytetarët, të përdorë gaz sa të dojë

Lajme, Të fundit



Kryetarja së LSI-së, Monika Kryemadhi, u shpreh sot se kryeministri Edi Rama nuk i ndalon dot qytetarët pavarësisht gazit lotsjellës që përdor. Çdo ditë që Rama vazhdon të jetë në pushtet, urrejtja ndaj tij shtohet, u shpreh Kryemadhi.

“Nuk ka më çështje pritshmërish, pritshmëritë tona janë ato që sot shqiptarët kanë ardhur të gjithë këtu, mendoj se kjo është më se e mjaftueshme.
Mund të përdorë gaz sa të dojë, por qytetarët nuk i ndalon dot të rikthehen në Bulevard. Z.Rama duhet ta kuptojë që nuk mund të jetë kundër gjithë këtyre qytetarëve. Nëse është aq i fortë, le t’i mbledhë ai në mitingjet e veta.
Skema është shumë e thjeshtë, qytetarët vazhdojnë dalin, protestojnë. Qëndrojnë. Çdo ditë që ai vazhdon, rritet urrejtja ndaj tij”, deklaroi Kryemadhi.



4 Comments

  1. … ti dhe burri yt hajdut i keni mashtruar ca mjerane alpin per te shpetuar veten tuaj nga vettin-gu, dhe per te arsyetuar parate e tradhetise qe keni marrur nga Moska per te djegur Shqiperine. Nuk shpetoni dot, kot mundoheni ju dhe Luli i vocerr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *