• |
ide | kryesore

Devolli kërcënon Tiranën: “Fatin e kemi në duart tona”

Sport



Kastrioti i ka dhënë mundësinë vetes të shkojë në sfidën direkte me Tiranën në distancë parakalimi, duke i dhënë emocione deri në fund garës për mbijetesë. Krutanët e Bledar Devollit vazhdojnë të impresionojnë edhe kundër kundërshtarëve të rëndësishëm, duke u afruar tashmë dy pikë nga zona e shpëtimit. Gjithcka në duart e tyre, gjithnjë nëse mundin bardheblutë në Selman Stërmasi, por edhe kjo është një arritje shumë e rëndësishme për të besuarit e teknikut gjirokastrit, që vazhdon të besojë në një mrekulli, kur kanë mbetur edhe tre javë kampionat.

“Më vjen mirë për diçka, tha tekniku – që kemi gjithcka në duart tona. E luajmë vete fatin tonë dhe nuk kemi pse presim ndihma nga skuadrat e tjera. Tani, kemi mendjen të përgatisim ndeshjen dhe të shpresojmë edhe në pak ndihmë nga Zoti, për të bërë atë arritje që po e ndjekim gjithë gjysmën e dytë të kampionatit”.

Kastrioti duhet të fitojë për të bërë parakalimin, por edhe një pikë në kryeqytet do të ishte shpresë në dy javët e mbetura ku Tirana viziton Lacin, në një ndeshje që premton shkëndija, në kohën kur në shtëpi, ku është edhe pika më e fortë, krutanët do të presin Teutën. Në javën e fundit pastaj bardheblutë e zgjidhin me Flamurtarin, që ndoshta mund të jetë ende në garë për Europën, ndërsa skuadra e Devollit luan me Kukësin e salduar në vendin e dytë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *