• |
ide | kryesore

Gjesti prekës i Cristiano Ronaldos, i realizon ëndrrën Joseph-it të vogël

Sport



Kampionët e vërtetë duken në fushë dhe jashtë saj. Cristiano Ronaldo, për disa orë, ka lënë mënjanë polemikat për Florenzi dhe humbjen e Juventus në Romë. Ylli portugez ka zgjedhur të realizojë ëndrrën e një tifozi të tij të vogël nga Bristol, i cili në 2013-ën është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, për të cilën ende vijon trajtimin.

Sot në Continassa, tifozi 10-vjeçar Joseph, ka takuar idhullin e tij CR7, me të cilin ka bërë edhe një foto ku shfaqen të buzëqeshur. Një takim surprizë që do të mbetet përjetë i gdhendur në zemrën e tij.

https://twitter.com/RaysofSunshine/status/1127935874094780418?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1127935874094780418&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazzetta.it%2FCalcio%2FSerie-A%2FJuventus%2F13-05-2019%2Fcristiano-ronaldo-cuore-d-oro-realizza-sogno-piccolo-joseph-3301572052526.shtml



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *