• |
ide | kryesore

Sarri lamtumirë Chelsea: zyrtarizimi pas finales të Europa League

Sport



Për Maurizio Sarri koha tek Chelsea ka mbërritur në fund. Pavarësisht rezultateve të arritura, nga media britanike mbizotëron një farë pesimizmi mbi rikonfirmimin e teknikut italian, që me shumë mundësi do të ‘fluturohet’ pas finales së Europa League. Arritja matematike e Champions, nuk mjafton për ish-teknikun e Napolit, që vuan mbi të gjitha raportin e keq me shtypin, tifozët e presidentin.

Në Londër kanë bindjen se Sarri tashmë është një “Dead man ëalking”. E ardhmja e tij tek Chelsea duket e shenjuar, pavarësisht nga rezultati i finales kundër Arsenal në Baku. I shënjestruar nga media angleze, në Premier tekniku italian është treguar gjithnjë i drejtpërdrejtë, por kjo ka shkaktuar në disa raste irritimin e tifozëve, por edhe Roman Abramovich. Në fund të sezonit situate duket e destinuar të zgjidhet me divorc e kthimin e teknikut në Itali.

Të interesuar për Sarrin, prej kohësh, janë Roma e Milan, klube që ndjekin me interes zhvillimet tek Chelsea. Franco Baldini, këshilltari i Pallotta, kërkon të ndikojë me miqësinë me teknikun, ndërsa kuqezinjtë, në rast dështimi të arritjes në Champions mund të largojnë Gattuso, duke i hapur pankinën teknikut të Chelsea, që në Londër po bën gati valixhet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *