• |
ide | kryesore

Një ‘po’ e Gasperini, do të lëvizë gjysmën e pankinave të Serie A

Sport

Mbeten ende dy javë deri në fund të kampionatit, por merkato e trajnerëve është në kulmin e saj. Roma duket se ka braktisur pistën Sarri për tu përqendruar tek Giampiero Gasperini. Pranimi i mundshëm i teknikut të Atalanta do ti hapë rrugën valzerit të pankinave: tek bergamaskët me shumë mundësi do të përfundojë Simone Inzaghi, ndërsa tek Lazio Lotito duket se do ti besojë projektin e ri Roberto De Zerbi, aktualisht tek Sassuolo.

Rreth sigurisë se Claudio Ranieri nuk do të jetë më trajneri i Romës në sezonin e ardhshëm, është duke u konfiguruar valzeri i trajnerëve. Një pazëll që do të zgjidhet vetëm javët e ardhshme. Menjëherë sapo në Trigoria të kenë aprovimin e Gasperini, do të mbetet zbuluar pankina e Atalanta. Favoriti për zëvendësuesin e tij do të jetë njeriu që pikërisht mbrëmë i shkaktoi dëshpërimin e madh, Simone Inzaghi, të cilit nuk duket se do ti mjaftojë fitorja e Kupës së Italisë për të qendruar në krye të Lazio. Lotito, në fakt, nuk është një mister që dëshiron të nisë projektin e ri dhe ka zbuluar tek De Zerbi njeriun e duhur për ti besuar skuadrën. E në fund, mbetet bosh Sassuolo, kështu që valzeri vazhdon…

1 Comment

  1. Pankinave – Stoli rezerve
    Serie – Kategoria
    Merkato – Tregu
    Valzerit – ????
    Bergamaskët – ????
    pazëll – fjalekryq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu