• |
ide | kryesore

SHBA i refuzoi vizën? Petrit Vasili: Më ka skaduar që në shtator

Arkiva

Në studion e Zërit të Amerikës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u pyet edhe nëse e konfirmonte lajmin e refuzimit nga ana e autoriteteve amerikane të vizës për nënkryetarin e saj Petrit Vasili.

Kryemadhi tha se nuk e besonte në një gjë të tillë edhe pse shtoi se “nuk e vinte dorën në zjarr, as për fëmijët e saj, as për bashkëshortin”. Kryetarja e LSI-së nënvizoi edhe faktin që “zoti Vasili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të zotit Lu për sa i përket reformës në drejtësi”.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe vetë nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili. Në një përgjigje për televizionin A2CNN ai tha se ishte i habitur duke pohuar se për herë të fundit ka marrë një vizë të tipit A2, 3-mujore, në qershorin e vitit të kaluar, të marrë pjesë në një vizitë në Kongresin amerikan. Sipas tij, “viza ka skaduar në shtator të 2018-ës dhe që nga ajo datë, nuk kishte aplikuar më”.

1 Comment

  1. Rrethi po ngushtohet. Tik tak, tik tak.
    Doktor mortja eshte ne moshe te thyeme, prandaj nuk shko dot. Lyli ka vajt kur ka pagu $400 000, po edhe keto skane per ta ndihmu me gjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu