• |
ide | kryesore

Petrit Vasili në SPAK për lobimet e LSI drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Për dy ore nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka dëshmuar para prokurorëv të SPAK. Në një deklaratë shkurt për mediat, Vasili u shpreh se iu përgjigj disa pyetjeve të prokurorëve, që siç tha ai kishin interes per ata.

Vasili nuk dha detaje nëse u pyet për çështjen e lobimit.

“U thirra si person në dijeni. Kishin nja dy tra pyetje për t’u informuar dhe i informova. Për çështje që kishin interes ata. Pyesni SPAK-un”– u tha Vasili gazetareve.

Burimet bëjnë të ditur se numri dy i Partisë së Lirisë, ishte thirrur për çështjen e lobimit të LSI-së.

Sipas disa të dhënave që ka raportuar BIRN në Departamentin e Drejtësisë në SHBA tregojnë se gjatë vitit 2016, LSI ka bërë pagesa në vlerë 267,804 USD për kompaninë e saj të lobimit në Uashington, Global Security and Innovative Strategies, GSIS.

Pagesat përfshijnë tarifën mujore fikse prej 30,000 USD për kompaninë amerikane si dhe rimbursim të shpenzimeve, që kjo e fundit ka bërë gjatë përfaqësimit të interesave të liderëve të LSI-së pranë kongresit të SHBA-ve dhe administratës amerikane.



1 Comment

  1. Basha kërkoi votimin e vettingut për politikanët, si një mundësi për të bërë transparencë dhe treguar se kush është pengu, kush është i korruptuari dhe kush është i lidhur me krimin.

    Basha i cilësoi deklaratat e Berishës një mal me gënjeshtra për të mbajtur peng me çdo kusht PD-në.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *