• |
ide | kryesore

Sherri në parlament/ Flakët e opozitës zgjojnë ambasadorët

Arkiva, Kryesore, Lajme



Tymi dhe flakët në parlament me sa duket nuk kanë kaluar pa vëmendjen e ambasadave kryesore politike në Tiranë, që janë zgjuar nga gjumi letragjik i mos ndërhyrjes në punët e brendëshme të vendit. Ndonëse menjëherë pas përfundimit të seancës skandaloze ku projekt buxheti i vitit të ardhshëm u vootua vetëm në 5 minuta deputetët e qeverisë e konsideruan gjithcka normale duke pretenduar se problemi është në sherrin e brendëshëm të PD-se, në deklaratat e përfaqësive të huaja nuk rezulton kështu.

LEXO ME TEJ:

Parlamenti në flakë miraton buxhetin. Nuk dihet sa deputetë votuan

Si me një dorë të rakorduar ato kanë mbajtur qëndrime ku vihet në dukje mosfunksionaliteti i kuvendit, mungesa e dialogut, kriza që zgjat prej muajsh, domosdoshmëria e rolit mbikqyrës të kuvendit dhe zbatimin e regullave të vendosura paraprakisht nga ky i fundit. Ndonëse në të gjitha prononcimet qe lapsi.al i ka krahasuar, vërehet një kujdes për të mos u fërkuar me regjimin e Edi Ramës, edhe midis qëndrimeve të SHBA, Britanisë dhe Gjermanisë ka nuanca të ndryshme. Ndërsa selia e rrugës së Elbasanit ka bërë deklaratën më të rrumbullakosur dhe më pa karakter, në qëndrimin anglez vihen re tone më të ashpra për moslejimin e komisioneve hetimore, që nënkuptohet në qëndrimin se parlamenti duhet të kontrollojë. Edhe ambasadori gjerman, Karl Bergner, në një prononcim personal është shprehur pro një bashkëpunimi (që mungon) sipas regullave “që i ka përcaktuar vetë parlamenti”.

Shpjegimi/ Thelbi i sherrit se pse shpërtheu flaka në parlament 

Në një prononcim që i dha Zërit të Amerikës ambasada e ShBA e vinte theksin te funksionaliteti i munguar i kuvendit dhe tek rikthimi i dialogut pozitë opozitë: “E shqetësuar për zhvillimet e fundit në parlamentin e Shqipërisë. Një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t’u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar. Mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të Shqipërisë” theksohej në prononcim.

Ndaj krizës që ka përfshirë Kuvendin e Shqipërisë ka reaguar edhe ambasada britanike e cila u bëri thirrje paleve që të punojnë së bashku me qëllim që të garantojnë rolin mbikëqyrës të Parlamentit.

“Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve’, shkruhet në mesazhin e ambasadës britanike.

Ky shkëmbim duhet të zhvillohet në paqe dhe të drejtohet nga rregullat, që i ka përcaktuar vetë parlamenti”.

Andi Bushati: Ç’na tregon telendisja e opozites? 

Kontrolli i qeverisë prej parlamentit ishte një pikë e rëndësishme edhe e prononcimit të ambasadorit gjerman Karl Bergner, “U… bëj thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve” theksoi ai.

Që prej mesit të tetorit parlamenti shqiptar nuk ka zhvilluar asnjë seancë normale dhe as komisionet e kuvendit nuk e kanë ushtruar dot funksionin e tytre si pasojë e veprimeve destruktive të opozitës. Ato arritën kulmin në seancën e së hënës, kur mazhoranca socialiste miratoi në parim projekt buxhetin e vitit 2024, një seancë e cila zgjati më pak se 5 minuta. Gjatë këtyre muajve, PS ka shkelur disa herë kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit duke refuzuar kërkesat e opozitës për ngritjen e 7 komisioneve hetimore parlamentare.

Po kështu shumica në Kuvend, ka refuzuar ndryshimin e përbërjes së anëtarëve të komisionit të reformës elektorale dhe në kundërshtim me rregulloren ka ndërhyrë edhe në çështjen e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Pikërisht pas kësaj gjendjeje të tensionuar kanë reaguar edhe ambasadat kryesore. Thirrja e amerikanëve për dialog dhe kuvend funksional, bie ndesh me qëndrimin e shumicës se nuk pranojmë asnjë nismë të ndërmarrë nga Non grata Berisha. Po ashtu ajo e Berlinit dhe Londrës që parlamenti të lejohet të ushtrojë kontroll i shkon kundër vullnetit të shumicës që refuzon ngritjes së komisioneve hetimore.

Por me gjasë këto zëra diplomatikë ka shumë mundësi të përfundojnë si zëra në shkretëtirë. Për një kohë të gjatë perëndimi e ka toleruar instalimin e regjimit të Ramës dhe tashmë është tejet vonë për të përdorur të njëjtat mjete si ato që funksiononin në kohën kur Shqipëria qe ende një demokraci parlamentare. Qeveria pritet ti injorojë këto thirrje aq më tepër që vetë kryeministri Rama e ka shpallur se nuk do lejojë më ndërmjetësime të ndërkombëtarëve në konfliktet e brendëshme me opozitën.  

©Lapsi.al



14 Comments

  1. Ne e kemi ditur se Rama eshte tolerant, por qe te jete kaq tolerant nuk na kish marre mendja.

    Rama duhet te urdheroje arrestimin e depudeteve opozitare, dhe ta shkrije fare opoziten,

    popullit opozitar po i pelqeu te rrije ne Shqiperi nen udheheqjen e PS-se mire, po s’i pelqeu

    te marre valizhet se nuk do ti ndalojme, rrugen hapur e kane dhe udhe te mbare.

    1. Toleranca, ndershmeria, disiplina , kortektësia, profesionalizmi, dashamirësia, etj vyrtyte që karakterizojnë ramën si burrështetas që nuk i ka, t bëjnë të vjellesh

    2. Ou, u ringjallën Enveristët, “përpara” nën drejtimin e Ramoviçit, trashëgimtarit të pusht’shtetit të rilindur komunist.

  2. Epo te bej presion nje nongrata dhe te terhiqet shteti kjo seshte pare as degjuar. I bej thirrje rames kujdes nga populli i vertet. Kujdes nga imazhi i te dobtit dhe langaraqit se ky popull nuk fal. Kujdes se hienat qe po mbron me pasivitetin tend nuk do te mbrojne dot para vullkanit te vertet. Ne emer te popullit

    1. Për popullin!! Asnjë nuk është mbi ligjin!

      Mcgonical!

      Charter privat!

      Afrikanët e italisë

      Cmimi i m2 1500 euro nga 500ne astir

      Nafta 2000 l

      Djathi 15 mije

      Mishi 18 mijë

      Shëndetesia falas

      Arsimi falas

      Drejtesia e re një ceshtje do deri 30 vjet në rastin më të mirë
      Drejtesi me regji, ri në burg për pronën tënde, ti tjetri vidh

      Ti në burg për një tjegull, ti tjetri 8 kate pa keje ne mes të tiranës , mund ti legalizosh

      Droga vuu

      Policia e krimit ecnrochat sky cc

      Bandat sheshit

      Banditet vrases perdhunus janëdeputete kryebashkiakë drejtore institucionesh

      Korrupsion masiv 60% e buchetit shperdorohet lexo vidhet

      Porti i durresit dhe durresi pa port

      Investitore strategjik 1 euro prona e tjetrit
      Trau te rruga e kombit

      Kulla pa fund dhe njerëz pa shpi

      Kqz e rames , shteti dhe bandst ne sherbim të votës për ps, opozita pa vule konisionere pa emer në flete dhe vizioni socialdemokrat i tom doshit

      1 milion të larguar në 10 vjet

      Edi rama ki kujdes se ky popull kurvë meriton lali erin

      Lali eri ka me ta fut po sia fute ti i pari

  3. Iliriana Olldashi për të nxjerrë nga burgu duke lënë në ‘arrest shtëpie’ Jamarbër Malltezin.

    Në fakt Iliriana Olldashi është në konflikt flagrant interesi. Nga deklarata e saj e pasurisë zbulohet se Olldashi ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish kompleksi Partizani nga kompania Homeplan dhe Kontakt.O bushat shkruaj dy rreshta per gjygjtaren e kapur nga rama,por qe liroje nga Qelia jamarberin,behu burre dhe ti e trego te verteten

    1. Pa lidhje llogjike fare. Pse, nuk u lejohet funksionareve te blejne prone? Me ato qe thua, ke prova se zonja gjyqtare eshte ne borxh me Malltezin? O morra o morra o morra … dylbera fare jeni!

    2. Hahaha sa patetik

      Ore pse beni gjyq kot!

      Direkt trekembeshin gati tek sheshi dhe nga burgu malltezinn direkt në varje dhe njerezit si ti të jenë në shesh që të marrin vesh mirë se ça të ben partia,

    3. Pushkatim ça burgu

      Armiku i popullit l, exo kundershtari politik i rames, meriton koqen e plumbit në lule të ballit

      Procese farse, pse prandaj e beme drejtesine e re , qe te na cajne trapin, direkt plumbin

  4. Bëmat e kamikazes’ Iliriana Olldashi që liroi dhëndrin e Berishës, la në burg deri në vdekje Enver Shehin për evazion fiskal, liroi drejtorin e LSI, Dashamir Xhikën, Lefter Koka dhe Lefter Alla në qeli edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore!

    Gjyqtarja Iliriana Olldashi, me një vendim të dyshimtë dhe në konflikt interesi.foli dhe bythqiri i lapsit qe vishet me te verdha e roze ben parade cdo mengjes.shko gjej ndonje kar shpellkari qe ta caj ate bythen e vogel o morri i kuq i bere blu nga salihu.

  5. Ambasadore te vecante jane bere pale me mafien ne pushtet ashtu sic u shit dhe ble drejtori i FBI Mcgonigal.

    Nuk shikojne kete pisa ambasadore vjedhjet e kesaj qeverie ku gjysma e ministrave jane per burg, kur KM ben te paditurin sic eshte rasti i inceneritoreve?

    Uroj te mos jeni shitur edhe ju!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *