• |
ide | kryesore

Shqipëria e përfaqësuar nga Jonida Maliqi zë një vend në finalen e Eurovision 2019

Paparazzi, Slider



Të dielën, Shqipëria e përfaqësuar nga Jonida Maliqi do të jetë e rreshtuar mes finalistëve të tjerë në Eurovision 2019-të.

Këngëtarja Jonida Maliqi sonte këndoi në gjysmëfinale në Tel Aviv të Izraelit, ndërsa interpretimi i saj ishte tejet emocionuese e po ashtu edhe paraqitja skenike.

Pas votave të publikut, ajo ka arritur që me këngën “Ktheju Tokës”, që u dedikohet emigrantëve, të kalojë në finale.

Të dielën mbahet nata finale, ndërsa Shqipëria garon me dhjetëra shtete të tjera europiane duke synuar renditje sa më të lartë në listën e shteteve pjesëmarrëse.

https://youtu.be/OQFbA7yfzjo



3 Comments

  1. Perfomance shume e mire e Jonides! Megjithese dihet se shtete te vogla si ne, rralle here vleresohen si duhet. I uroj suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *