• |
ide | kryesore

United, mesazh të qartë Barcelonës dhe Juventus: Pogba imazhi i sezonit të ri të Djajve të Kuq

Sport



Paul Pogba është lojtari në qendër të zërave të merkatos, por duket se pas zhvillimeve të fundit nuk do të jetë më. Adidas ka prezentuar në fakt fanellat e reja të Manchster United për sezonin e ardhshëm e mes imazheve të zgjedhura për të promovuar look-un e ri është pikërisht mesfushori francez. Një detaj që nuk i ka shpëtuar direkt të interesuarve, Juventus e Barcellona, që janë prej kohësh në gjurmët e lojtarit.

Për momentin është vetëm një dyshim, por koincidenca në këto raste pak hyn në punë. Në ditët e fundit janë përhapur shum zërat për destinacionin e mundshëm të Pogba e mbi një pakënaqësi në dhomat e zhveshjes së Red Devils pikërisht kunddrejt francezit. Zëra që në foton e fundit me fanellën e United për sezonin 2019/2020 duket se fshihen.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *