• |
ide | kryesore

Jepini “lamtumirën” Lotarisë Amerikane, Trump propozon një plan të ri për emigracionin

Lajme, Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paraqitur të enjten planin e tij për reformimin e legjislacionit që kornizon politikat emigratore, me qëllim rritjen e sigurisë së kufijve dhe krijimin e një sistemi meritokratik. “Ne diskriminojmë kundër gjenive. Ne diskriminojmë kundër të shkëlqyerve. Kjo nuk do të ndodhë më me këtë miratim.” – u shpreh Trump, duke shtuar se ligjet aktuale favorizojnë emigracionin e bazuar tek lidhjet familjare.

Me vënien në zbatim të këtij plani, parashikohet eliminimi i programit të lotarisë amerikane, falë të cilit përfitojnë karta të gjelbra 50,000 aplikantë nga vende me përqindje të ulëta imigrantësh në SHBA. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e argumentoi nevojshmërinë e planit me aftësitë e ulëta profesionale dhe me nivelin e pakënaqshëm arsimor të emigrantëve që mbërrijnë në SHBA përmes lotarisë.

Sipas planit, 57% e vizave do t’u jepen imigrantëve me aftësi të veçanta, ndërsa vetëm 33% e tyre do të përfitojë nga lidhjet familjare. Në të njëjtën mënyrë, vizat për arsye humanitare do të reduktohen nga 22% në 10%.

Aktualisht, plani i propozuar nga presidenti Trump nuk gëzon mbështetje as në radhët e Partisë Republikane. “Nëse plani nuk miratohet nga ky Kongres, tha zoti Trump, atëherë do ta miratojmë pas zgjedhjeve ku do të fitojmë.”- paralajmëroi Trump.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *