• |
ide | kryesore

Serie A, Ronaldo MVP i sezonit: publikohen lojtarët më të mirë të vitit

Sport



Cristiano Ronaldo rrëmben një tjetër trofe, në vitin e tij të parë në Itali. Pasi i është gëzuar titullit kampion, portugezi, në sezonin e tij debutues në Serie A, është vlerësuar edhe si lojtari më i mirë i vitit, duke treguar qartë impaktin që ka patur CR7 tek Juventus me 21 gola të shënuar në kampionat.

Lega Serie A ka aplikuar, duke nisur nga ky vit, vlerësimet për lojtarët më të mirë të sezonit, që do të marrin cmimin e tyre, me trofeun që do ti dorëzohet në fushë, përpara ndeshjeve të tyre të fundit në shtëpi. Klasifikimet për cdo kategori janë përcaktuar nga Ernst & Young në bazë të statistikave të STATS e OPTA. Klasifikimi merr për bazë ndeshjet e zhvilluara në Serie A, ato në Kupën e Italisë e Superkupën Italiane.

Këta janë lojtarët e vlerësuar dhe ndeshjet ku do ti dorëzohet trofeu:

PORTIERI MË I MIRË: Samir Handanovic (Inter-Empoli, java e 38)
MBROJTËSI MË I MIRË: Kalidou Koulibaly (Napoli-Inter, java e 37)
MESFUSHORI MË I MIRË: Milinkovic-Savic (Lazio-Bologna, java e 37)
SULMUESI MË I MIRË: Fabio Quagliarella (Sampdoria-Juventus, java e 38)
TALENTI MË I MIRË: Nicolò Zaniolo (Roma-Parma, java e 38)
MVP – LOJTARI MË I MIRË: Cristiano Ronaldo (Juventus-Atalanta, java e 37).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *