• |
ide | kryesore

Aksidentohet autobusi me nxënës, ka të plagosur

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Orikum të Vlorës, ku një makinë Fiat me targa AA 309 KL është përplasur me një autobus.

Sipas informacioneve të para mësohet se drejtuesi i makinës ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autobusi i përfshirë në aksident po transportonte nxënësit e shkollës së Orikumit, të cilët i kishte zbritur përpara se të ndodhte aksidenti. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *