• |
ide | kryesore

Lamtumirë pas 11 vjetësh: Company largohet nga Manchester City për tu bërë trajner-lojtar i Anderlecht

Sport



Dy postime të gjata në Facebook për të treguar largimin pas 11 vjetësh nga Manchester City e për të zbuluar aventurën e tij të re në moshën 33 vjecare. Vincent Kompany arkivon kështu historinë e gjatë angleze (“Faleminderit të gjithëve, tani për mua mbërriti momenti të shkoj”) e njofton rikthimin në Belgjikë: “Do të jem trajner-lojtar i Anderlecht për tre sezonet e ardhshme. Kam mësuar shumë nga Guardiola, një trajner i shkëlqyer, në tre sezonet e fundit”.

Kompany largohet nga Manchester City pas 11 sezonesh në të cilat ka fituar pothuaj gjithcka: 4 Premier League, 4 Kupa të Ligës, 2 FA Cup e 2 Community Shield. Pavarësisht shumë dëmtimeve në sezonet e fundit, mbrojtësi qendror belg ishte deciziv këtë vit me golin e pabesueshëm të shënuar ndaj Leicester që i dha tre pikët jetësore Citizensnë betejën për titull me Liverpool. “E kam imagjinuar këtë moment shumë herë dhe akoma nuk më duket reale. Manchester City më ka dhënë gjithcka e kam provuar tia kthej sa më mirë. Tani është momenti të iki” shkruan belgu.

Tani misioni i ardhshëm është një tjetër sfidë e madhe. “Në tre vitet e fundit kam asistuar, kam marrë pjesë, analizuar, thithur e studiuar. Man City luan futbollin që dua të luaj, futbollin që dua të mësoj e që tifozët duan të shohin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *