• |
ide | kryesore

Video/ E bujshme në Belgjikë, Anderlecht-Genk do të riluhet për shkak të një gabimi të VAR

Sport, Video
Genk



Ajo që ndodhi në Jupiler League, kampionatin më të mirë belg, është sensacionale. Anderlercht-Genk, ndeshja e javës së 19-të, e luajtur më 23 dhjetorin e kaluar dhe e fituar 2-1 nga skuadra vendase, në fakt do të riluhet. Një lëvizje që mund të ndryshojë krejtësisht situatën edhe në kampionate të tjera elitare, por edhe në Shqipëri ndonëse këtu bëhet shumë e vështirë, pasi gabimet e VAR dhe kondicionimi i ndeshjeve nuk mungon.

ANDERLECHT-GENK: GOLI I ANULUAR MIQVE

Gjatë pjesës së parë, me rezultatin 0-0, gjyqtari Verboomen kishte akorduar një penallti për miqtë. Pas grushtimit fillestar të Schmeichel ndaj penalltisë së Heynen, erdhi goditja fituese e Sor. Mirëpo, në mënyrë të pabesueshme, goli u anulua nga arbitri për shkak të hyrjes së vetë Sor në zonë përpara se të ekzekutohej penalltia.

ANKIMIMI I GENK

Pas një bisede intensive audio me VAR-in, në fakt, arbitri e anuloi golin dhe i dha një goditje dënimi në favor të Anderlecht. Vendasit më pas do të fitonin ndeshjen 2-1. Një episod që nuk i pëlqeu aspak Genk, i cili nga ana e tij apeloi pasi në këtë rrethanë ishte futur edhe një lojtar i Anderlecht në zonën e rreptësisë. Sipas rregullores, në fakt, në rast hyrje të parakohëshme nga lojtarët e të dyja skuadrave, penalltia duhet të rigoditet. Protokoll i pazbatuar nga arbitri dhe VAR-i dhe për rrjedhojë sot ka ardhur përgjigja nga Federata belge e Futbollit në favor të Genk. Kështu, anulohet rezultati i ndeshjes dhe ndeshja do të riluhet zyrtarisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *