• |
ide | kryesore

Video/ Arbitri humb jetën gjatë ndeshjes, në lartësinë më të madhe në botë

Sport, Video



Një tragjedi e vërtetë trondit botën e futbollit bolivian. Víctor Hugo Hurtado, arbitri 32 vjecar, ka humbur jetën për shkak të një ataku të dyfishtë kardiorespirator, gjatë ndeshjes mes Always Ready e Oriente Petrolero (divizioni i parë) që po diskutohej në Estadio Municipal Villa Ingenio në La Paz, stadiumi më i lartë në botë, ndërtuar në 4.150 metra mbi nivelin e detit.

Në fillim të pjesës së dytë arbitri është rrëzuar përtokë papritur e pavarësisht tentativave të rianimimit të bërë nga mjekët nuk mundi të shpëtonte: Hurtado u transportua menjëherë në spital, por kur arriti kishte vdekur. Ndeshja vazhdoi dhe përfundoi me rezultatin 5-0 për Always Ready.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *