• |
ide | kryesore

Jose Mourinho mbetet “peng” i të kaluarës

Sport



E ardhmja e drejtimit të stolit të Juventus do të jetë një nga pikat më të nxehta të merkatos së verës: lamtumira e Massimiliano Allegri lë pas një trashëgimi me peshë të rëndë, por mes emrave të mundshëm të pasuesve nuk do të jetë Jose Mourinho.
Sipas spanjolles “AS”, trajneri portugez është tërhequr nga lista e kandidatëve për stolin bardhezi. Arsyeja është pak a shumë e kuptueshme: në vlerësimin e propozimit peshon shumë e kaluara e lavdishme e Special One tek Inter.

Vetë Mourinho është ndjerë “i nderuar” nga vlerësimi i Cristiano Ronaldo, që ka lakuar emrin e tij te shoqëria bardhezi si hapi i radhës cilësor në rrugën drejt trofeut aq shumë të dëshiruar Champions Leaque.

Por firma me Juventus do të ishte shumë e rëndë për ngjyrat zikaltër: “një tradhti” të cilën portugezi nuk e ndjen ta përballojë. Pas këtij vendimi, mbi të ardhmen e ish-trajnerit të Manchester United mbetet paqartësia, ndëkohë që në pesë muajt e fundit Special One ka refuzuar edhe propozime të tjera nga Premier League, Kina dhe skuadra kombëtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *