• |
ide | kryesore

Memushaj e Kastrati më pranë Serie A: Verona-Pescara 0-0, vendoset në Adriatico

Sport



Përfundon 0-0 gjysëmfinalja e parë e playoff mes skuadrave të Verona e Pescara. Memushaj në fushë, si gjithnjë ndër protagonistët e Kastrati në pankinë, janë gjithnjë e më pranë rikthimit në Serie A, edhe pse natyrisht ka ende për të bërë. Ndeshja u luajt hapur, por askush nga formacionet nuk mori më të mirën.

Hellas ishte ai që bëri ndeshjen, duke kërkuar avantazhin me insistim, por Fiorillo ishte gjithnjë gati. Heroik portieri ish-Sampdoria snë goditjen me kokë të Tupta në fund të takimit. Pescara goditi shtyllën me Mancuso në pjesën e parë, por e mbylli garën në vështirësi, që gjithësesi nuk e pengoi të rrëmbente një barazim të cmuar: të dielën në 26 maj në stadiumin Adriatico, skuadrës së Memushajt e Kastratit i mjafton një sforco e vogël për të shkuar në finale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *