• |
ide | kryesore

Reja elozhe Telushit, por asgjë nuk është vendosur: tekniku sposton vendimin të martën

F1, Sport



Seleksioni provizor i teknikut të kombëtares, Edy Reja, ka kryer ditën e dytë të përgatitjeve në mini fazën përgatitore, nën drejtimin e 73 vjeçarit dhe stafit të tij, të rinovuar plotësisht dhe me vetëm përgatitësin e dytë atletik, Luca Laurenti dhe video analistin, Alarico Marco Rossi, që i kanë mbijetuar ikjes së Panuccit.

Eshtë bashkuar me grupin edhe ish-lojtari i Skënderbeut, Agim Zeka, tashmë në radhët e Fortuna Settard, i vetmi që nuk ishte në ditën e parë të grumbullimit. Italiani ka vazhduar ti japë prioritet përgatitjes fizike, ndërkohë që ka spostuar me 24 orë publikimin e përzgjedhjes se tij finale për 23 lojtarët me të cilët do të përballojë dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020: kundër Islandës në 8 qershor dhe Moldavisë në Elbasan Arena në 11 qershor, të parat në pankinë për Edy Reja. Asistenti i teknikut, ish-mbrojtësi i Juventus, Sergio Porrini dhe dyshja shqiptare Hamdi Salihi dhe Ervin Bulku, kanë ndjekur me vëmendje kryerjen e veprimeve taktike, me kërkesë precize të teknikut italian.

Zgjedhjet e para, të 10 lojtarëve me të cilët tekniku po punon, nuk janë të sigurtë se do të jenë pjesë e listës, ndonëse italiani ka shprehur elozhet për Bruno Telushin, për mënyrën e lojës së vlonjatit të Partizanit, të cilën e ka parë përmes videove. Reja nuk ka dashur të mbajë pa stërvitje ata lojtarë që kanë mbyllur impenjimet me skuadrat e tyre shpejt, duke gjetur këtë system për ti mbajtur në tonus.

Kështu, një javë kohë për 10 futbollistët të bindin teknikun për formën dhe kualitetin e tyre e duke qene se e kanë tërhequr vëmendjen e tij për grumbullimin fillestar, nuk duket mision i pamundur…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *