• |
ide | kryesore

Sarri i jep sinjalin Chelsea: “Do të isha i lumtur të qendroja në Premier League”

Sport



Profili i Maurizio Sarri është një nga më të nxehtit për pankinën e Juventus për sezonin e ardhshëm. Linja sipas së cilës “tekniku i ri do të lajmërohet pas një finale europiane” është ajo që duket se të con drejt teknikut italian, që në Londër mund të zëvendësohet nga Lampard. E për ta bërë edhe më bindëse si hipotezë mendon vetë Sarri për Media Day të klubit londinez: “Po mendoj vetëm për finalen kundër Arsenal – ka siguruar ai -, kam dy vjet kontratë me Chelsea e nuk kam kontakte me klube të tjerë. Jam i lumtur të qendroj tek Blues, por duhet të flas me shoqërinë e të kuptoj nëse ata janë të kënaqur me mua”.

Kështu, topi kalon sa në një fushë në tjetrën, në kohën kur Sarri pranon se takimi me drejtuesit do të bëhet pas finales së Europa League: “Do të isha i lumtur të qendroj në Premier League e Chelsea është një nga klubet më të rëndësishëm. Duhet të flasim për situatën, por është normale të bëhet në fund të sezonit. Nuk e kuptoj pse duhet të jem i lumtur të kthehem në Itali, mënyra ime e të luajturit futboll mund të bëhet edhe në Angli e nuk është rastësi që dy vitet e fundit ka fituar City që ka një lojë të ngjashme me menyrën time të të menduarit të këtij sporti”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *