Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet ndaj Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili po hetohej në lidhje me kërcënimet ndaj oficerit të Policisë së Fushë-Krujës, Emilano Nuhu.
Organi i akuzës arsyeton se nuk mund të provohet që Nuhu të jetë kërcënuar nga pjesëtarë të fisit Rraja nga Fushë-Kruja. Për këtë shkak pak javë më parë, dosja është vendosur të arkivohet, duke rrëzuar të gjitha pretendimet e ngritura nga denoncuesi.
Në korrik të vitit të kaluar, oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në komisariatin nr 6 në Tiranë, se ishte kërcënuar nga Redjan dhe Ramazan Rraja, në një lokal në zonën e Unazës së Re. Ata i kishin kërkuar Nuhut që të hiqte dorë nga çështja ku akuzohej Rexhep Rraja se kishte dhunuar të dashurën Xhisiela Maloku.
Sipas policisë nga verifikimi i kamerave të sigurisë të një lokali takimi mes Nuhut dhe personave të akuzuar ishte miqësor dhe nuk provohej që Emiljano Nuhu të ishte kërcënuar. Oficeri u largua jashtë Shqipërisë, dhe tashmë ka fituar azil politik në Holandë.
Lironi RRRRREXHEP DAJAKUN!
RRRRREXHEP DAJAKU PER KRYETAR BASHKIE!
mut kreminister mut gjykat.
Takim miqesor ehh legena legena
I duhet rilindjes per zgjedhje.
Do i kene dhene urdher mbrojtje nga xhisiela te gjorit valle?!!!
Rrospi semafori
Rexhep rrahman rrahja!
Keta kelyshe RRAHJEN e kane per mbiemer
Një tregues flagrant që demaskon “suksesin” e reformës në drejtësi.
Xhepi tani vrap te zgjedhjet sic premtove