• |
ide | kryesore

Robert Berisha flet për Arilenën dhe Elvanën, ‘Kanë këngë varrimesh’

Paparazzi, Slider



Eni Shehu çdo të hënë sjell në ekranin e TVSH, “Aperi Fest”.

Ky program i është kushtuar të gjithë artistëve që do të marrin pjesë në Festivalin e 58 në RTSH.

Këtë të hënë ishte i ftuar këngëtari Robert Berisha i cili merr pjesë në këtë festival më këngën  “Ajo nuk është unë” .

Roberti foli si për jetën e tij private por edhe për këngët  e artistëve të tjerë. Por ajo që habiti më shumë ishin ajo çfarë mendonte për këngën e Arilena Arës dhe Elvana Gjatës.

‘I kam dëgjuar dhe këngën e Arilenës dhe të Elvanës ishin këngë për varrime, kur të vdes dikush. I kam kolege me vjen keq. Kënga që më pëlqeu si vijë melodike ishte e Kastro Zizos dhe Era Rusit.

‘Çfarë nuk të pëlqeu tek këngë e Elvanës’  ishte pyetja e moderatorit.

‘Elvana gjithmonë ka pasur këngë të bukura.Nuk mu duk se i flen kjo këngë Elvanës. Duke folur si muzikant thjesht nuk më pëlqen’ u shpreh Roberti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *