• |
ide | kryesore

Video/ Okafor udhëheq Milan, në përmbysjen në Cagliari: Berisha mban portën të paprekur, fiton edhe Atalanta

-Instant, Sport, Video
Okafor



Milan është kthyer të fitorja, duke bërë presion ndaj kreut. Kuqezinjtë e teknikut Pioli përmbysin vendasit e Cagliari, duke u imponuar 1-3. Goli i parë me Milan për Okafor, kompletuan suksesin Tomori e Loftus-Cheek. Fitore edhe për Atalantën me Gjimshitin në fushë për 90 minuta. Bergamaskët shkojnë të fitojnë 0-1 në Verona me golin e Koopmainers. Berisha ruan portën e Empolit të paprekur në suksesin 1-0 kundër Salernitanas.

CAGLIARI 1-3 MILAN

Sukses i rëndësishëm për Milan, 3-1 me përmbysje në fushën e Cagliari. Pas një fillimi të shkëlqyer për kuqezinjtë, sardët e thyen ngërçin në minutën e 29′ me Luvumbo. Skuadra e teknikut Pioli e kompenson menjëherë, me gëzimin e parë nga Okafor (40′). Tomori pastaj dyfishoi (46′) për të kompletuar përmbysjen. Në pjesën e dytë miqtë e mbyllën ndeshjen me eurogolin e Loftus-Cheek nga jashtë zonës në minutën e 60′. Provë e mirë e Okafor dhe mesfushorit anglez. Milan ngjitet në kuotën e 15 pikëve, me 5 fitore nga 6 këtë sezon. Humbja e vetme ajo në derbin me Inter. Milani fiton 3-1 dhe ngjitet në renditje, duke kapur për momentin zikaltrit në vendin e parë. Cagliari mbetet ende me 2 pikë, i fundit në renditje, pas suksesit të Empolit ndaj Salernitana.

VERONA-ATALANTA 0-1

Fitorja e dytë radhazi për Atalanta, që triumfoi 1-0 ndaj Veronës dhe u ngjit në zonën e Champions League. 12 pikë për bergamaskët që kalojnë kështu Lecce në renditje. Dea kaloi në epërsi në minutën e 13′ me Koopmeiners, që kontrolloi dhe me një diagonale mposhti Montipò. 1-0 për skuadrën e Gasperini që shkoi në pushim në avantazh. Në pjesën e dytë, trajneri i zikaltërve futi në lojë De Ketelaere për Lookman dhe belgu humbi në mënyrë flagrante 2-0 e mundshëm. Mbrëmja e tmerrshme e verdhebluve në sulm, megjithatë, nuk i çoi vendasit në barazim, përkundrazi. Pas dy raundeve të para, skuadra veroneze ndaloi: vetëm një pikë në katër ndeshjet e fundit. Nga ana tjetër, Atalanta është e katërta në pritje të Fiorentinës. E falë suksesit të katërt në këtë kampionat tashmë nis zyrtarisht sfida ndaj Juventus. Bardhezinjtë janë kundërshtari i radhës në stadiumin Geëiss dhe përpara tyre me vetëm një pikë.

EMPOLI-SALERNITANA 1-0

Mallkimi thyhet. Goli i parë dhe fitorja e parë në kampionat për Empolin, që mundi Salernitanën 1-0 në Arechi, pavarësisht vështirësive të shumta. Ndeshja nisi keq për toskanët. Brenda gjashtë minutave dy anësorët u dëmtuan, ndaj Andreazzoli u detyrua të zëvendësonte fillimisht Pezzella, më pas Bereszynski. Pa harruar se i dëmtuar është edhe Ismajli. Megjithatë, vendasit iu afruan golit me Cancellieri, i ndaluar nga Ochoa. Më pas Cabral iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Nga 0-1 i mundshëm në 1-0, duke qenë se në minutën e 34′ Baldanzi përfitoi nga asisti i Cancellieri (e një ndërhyrje e ngathët e portierit meksikan) për të kaluar Empolin në epërsi. Goli i parë i Empolit në kampionat. Në pjesën e dytë, Gyasi humbi mudnësinë për golin e dytë e Cabral goditi shtyllën e katërt të sezonit. Përfundoi 1-0: Empoli në kuotën 3 bashkë me Salernitana.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *