• |
ide | kryesore

Pochettino shton dyshimet: “Pas finales së Champions vendos nëse qendroj tek Tottenham”

Sport



Juventus është në kërkim të një trajneri, e kur kuotat më të larta i kanë zgjedhjet e thjeshta Maurizio Sarri e Simone Inzaghi, apo kur ëndërra mbetet Joseph Guardiola, dyshimet më të forta vijnë nga Londra. Mauricio Pochettino, një për të cilin bardhezinjtë nuk është se i kishin hedhur sytë, ka lënë të kuptohet se në verë mund të ndryshojë ambjent. Tekniku argjentinas që, pas dicka më shumë se një jave, do të diskutojë finalen e Champions kundër Liverpool nuk ka hezituar të deklarojë se do të vendosë pas ndeshjes nëse do të qendrojë tek Tottenham.

Fjalët e teknikut do të shkaktojnë zhurmë, por janë krejtësisht të qarta. Tottenham nuk është më një klub që përmbush ambicjet e tij dhe duke qenë se të interesuarit për argjentinasin nuk mungojnë, në fillim të qershorit mund të ketë surpriza: “Nuk do të marr vendime pa përfunduar finalja” ka nënvizuar ai. “Është e rëndësishme të njoh planet e ardhshme të klubit. Nëse duam të kthehemi në finalen e Champions edhe vitin tjetër apo të luftojmë me Manchester City e Liverpool për titullin në Premier kemi nevojë për përforcime”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *